Flash News

KRYESORE

Digjet me benzinë makina në Vlorë, i përket zyrtares së Tatimeve

Digjet me benzinë makina në Vlorë, i përket zyrtares së

Digjet një makinë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Pavarësia’, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz, pasi mjeti ishte i parkuar.

Sipas të dhënave të para, makina e llojit ‘Mercedes Benz’ me targa AA 92 8 TZ i përket një punonjëse të zyrës së tatimeve në Vlorë.

Paraprakisht, mendohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi është konstatuar se mjeti është djegur me benzinë.

Pak ditë më parë, një tjetër ngjarje e ngjashme u shënua në ‘Ujin e Ftohtë’, ku dy makinat e drejtorit të Shërbimeve në bashkinë e Vlorës, Genti Sherifi u përfshinë në flakë.

Të fundit