Flash News

KRYESORE

Digjet në autostradë makina luksoze “Porsche Panamera”, shpëtojnë mrekullisht dy të rinjtë

Digjet në autostradë makina luksoze “Porsche Panamera”,

Një automjet luksoz tip “Porsche Panamera” është shkrumbuar gjatë natës së mbrëmshme në autostradën Thumanë-Kamëz, pranë fshatit Derven në Fushë-Krujë.

Fatmirësisht, dy të rinjtë nga Mamurrasi që udhëtonin brenda makinën luksozë me targë AA 577 RL kanë shpëtuar mrekullisht, duke dalë me shpejtësi sapo kanë pikasur zjarrin në makinë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen zyrtarisht, por paraprakisht dyshohet të ketë ardhur për shkak të rrjedhjes në impiantin e gazit.

Si pasojë e zjarrit në makinë, u krijuar një trafik i rënduar për mbi një orë, por me ndërhyrjen e policisë gjithçka u normalizua.

Të fundit