Flash News

KRYESORE

Digjet në mëngjes një “Volkswagen”, makina në pronësi të një femre

Digjet në mëngjes një “Volkswagen”, makina në

Është përfshirë nga flakët një makinë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Brigada e 17”. Sipas policisë, makina është në pronësi të një femre dhe paraprakisht, dyshohet se është djegur qëllimisht.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 282 NE, në pronësi të shtetases M.A., banuese në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike). Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, sqaron policia.

Të fundit