Flash News

KRYESORE

Digjet nënstacioni elektrik në Fushë-Krujë, 80 mijë banorë mbeten pa energji

Digjet nënstacioni elektrik në Fushë-Krujë, 80 mijë

Një pjesë e nënstacionit elektrik i cili furnizon me energji rreth 80 mijë familje në Fushë-Krujë është djegur sot duke lënë pa energji elektrike rreth 80 mijë banorë.

Shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e fiderit me numër 14 që ka shkaktuar përhapjen e flakëve në një perimetër të gjerë.

Banorët janë shprehur se nënstacioni është shumë i vjetër dhe i amortizuar, dhe shkakton ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji të banorëve.

Ndërkohë  forca të shumta të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

Të fundit