Flash News

KRYESORE

Digjet “Range Roveri” në Milot-Burrel, lëndohet shoferi

Digjet “Range Roveri” në Milot-Burrel, lëndohet shoferi

Një automjet i cili ka qenë në lëvizje e sipër, në aksin rrugor Milot-Burrel, ka marrë flakë dhe është djegur pothuajse plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.40, te dites se sotme, ku sipas shërbimeve te policisë dhe grupit hetimor në vendin e ngjarjes, konkretisht në vendin e quajtur “Kongrazhd”, ka qenë një automjet tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin A.K, 32 vjeç, banues në Peshkopi. Drejtuesi i automjetit në përpjekie për të shuar flakët ka marrë dëmtime të lehta sipërfaqësore në njërën dorë.

Shërbimet e policisë  e kanë transportuar në spitalin e Burrelit, për të marrë ndihmë mjeksore, ku pas marrjes së ndihmës së parë është larguar nga Spitali.

Drejtuesi i automjetit po udhëtonte i vetëm në automjet.

Nga veprimet e kryera  dhe nga deklarimet e drejtuesit të mjetit rezulton se shkaku  i rënjes së zjarrit në automjet ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në sistemin  elektrik të mjetit.

Për të gjitha veprimet e kryera është  komunikuar me Prokurorin e gatshëm, dhe materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, si “Ngjarje Aksidentale”.

 

Të fundit