Flash News

KRYESORE

Dikur aktiviste të çështjeve të grave, deputetet e PS-së heshtin sot në mbledhje, Vokshi: Trishtuese!

Dikur aktiviste të çështjeve të grave, deputetet e

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e nënkomisionit parlamentar për Parandalimin e Dhunës në Familje, por siç shprehet Albana Vokshi, asnjëra nga deputetet socialiste nuk foli për rastin e Xhisiela Malokut.

Heshtjen e deputeteve socialiste, dikur aktiviste të çështjeve të grave, Vokshi e konsideron trishtuese. “Heshtja e tyre sot, një tjetër vajzë e dhunuar nesër”, shprehet deputetja demokrate.

Reagimi i Albana Vokshit:

Po zhvillohet mbledhja e nënkomisionit parlamentar për Parandalimin e Dhunës në Familje.

Kryetarja e Nënkomisionit, deputetet e PS, zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mireqenies...asnjë fjalë për rastin e fundit të një vajze të re nga Nikla të dhunuar/përdhunuar nga djali i deputetit te Ramës, Rahman Rrahja.

Trishtuese si të gjitha gratë deputete e ministre të Ramës, dikur aktiviste të cështjeve të grave, si duket të friguara nga dhuna e Kryeministrit, sot heshtin.

Heshtja e tyre sot, një tjetër vajzë e dhunuar nesër.

Heshtja e tyre sot, nesër dhuna e të pushtetshmëve do trokasë në dyert tona...mbase dhe të tyre... po atëherë a do heshtin???

Të fundit