Flash News

KRYESORE

Dikur bashkëpunëtorë, sot ish-deputeti socialist e quan “të mbaruar” Ramën: Zgjidhja është qeveria teknike!

Deri në korrk të 2016-s Edi Rama dhe Koço kokëdhima ishin bashkëpunëtorë. Por sot kryetari i partisë “Zgjidhja” e quan “të mbaruar” Ramën.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Koço kokëdhima u shpreh se Rama nuk po bën asgjë të mirë për Shqipërinë dhe se zgjidhja e duhur është krijimi i qeverisë teknike.

“Rama është komplet i mbaruar. Çdo ditë që kalon ai vetëm e  varros këtë vend. I shkakton pasoja të pakthyeshme. Ai nuk ka asgjë të mirë për të bërë për Shqipërinë veçse t’i hapi rrugë një qeverie të re teknike që do reformonte zgjedhjet dhe do të vendoste Republikën në Shqipëri”, u shpreh Kokëdhima.

Të fundit