Flash News

KRYESORE

Dikur fitonte miliona në “Premier League”, sot ish-mbrojtësi i Arsenalit fshihet nga përmbarimi prej borxheve

Historia e ish-mbrojtësit të Arsenalit Emmanuel Eboue është njëkohësisht edhe një histori suksesi dhe një histori dështimi.

Dikur afrikani jetonte një jetë luksi me fitimet që merrte nga “Premier League”, kishte një familje dhe jetonte i lumtur, deri në momentin e divorcit, kur ish-bashkëshortja i mori gjithçka Eboue.

Tani futbollisti fshihet nga përmbarimi, lanë rrobat me dorë dhe dritat i mbanë fikur në shtëpi pasi ka frik se e shikojnë.

Ai nuk ka as kontakt me dy vajzat, Clara, 14 vjeç dhe Maeva, 12 vjeç dhe djalin nëntë vjeçar Mathis.

“Çdo ditë i laj vetë rrobat e mia, xhinset, gjithçka. I kam duart e ashpra. Ndonjëherë i fik dritat, pasi nuk dua që njerëzit ta mësojnë se jam brenda. Vendos gjithçka pas derës. Jam në shtëpi, por kam frikë. Kam frikë pasi nuk e di se kur mund të vijë policia. Kur kthehem pas në kokë, them: Emmanuel, ke qenë kaq naiv. Përse nuk i mendove këto gjëra?”

“Paratë që fitoja, i dërgoja tek gruaja ime për fëmijët. Në Turqi fitova 8 milionë euro. Në shtëpi dërgova 7 milionë, çfarëdo që më thoshte ajo të nënshkruaja, unë e nënshkruaja”.

“Kur shikoj Henryn në TV me vjen mirë për të, por me vjen turp për situatën ku jam unë’.

Emmanuel ka luajtur me Arsenalin për 7 vite dhe më pas me Gallatasarajin në Turqi.

Të fundit