Flash News

KRYESORE

Dikur kryeqytet i drogës, por ja me çfarë merren lazaratasit sot (dhe një urë shekullore që sfidon modernet)

Lazarati  për mbi një dekadë, konsiderohej se kryeqyteti i drogës në Shqipëri dhe jo vetëm, përpara se droga e “Rilindjes” të lulëzonte kudo nëpër vend.

Por me çfarë merren sot lazaratësit, kur kultivimi i marijuanës për ta tashmë është thuajse i pamundur.

Në një reportazh të Zërit të Amnerikës për Urën shekullore të Kordhocës, që ndodhet aty pranë, Devoll Gjolleshi, një banor i Lazaratit, kalon stanin e bagëtive në të, pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

Pra duket se tashmë blegtoria dhe bujqësia janë mjeti i ri i jetesës për vëndasit.

Ura në fjalë e trajtuar në emision është një monument i rrallë i Trashëgimisë Kulturore shqiptare dhe është ndërtuar në fillimin e shekullit të XVIII-të dhe lidhte Gjiroakstrën me Janinën.

Ura u ka mbijetuar shekujve dhe u shërben sot banorëve të Lazaratit për lidhjen me tokat bujqësore. Ura qindravjecare vijojnë të mbijetojnë në shumë zona në Jug të Shqipërisë të ndërtuara nga mjeshtër të rrallë të gurit në pika mjaft strategjike.

Ato sfidojnë në mjaft raste urat e reja që sa herë ndodhin përmbytje shemben.

 

Të fundit