Flash News

KRYESORE

Dikur partnerë biznesi, Ori Nebijaj fton Renato Mekollin në Wake Up. Shefi: Ti fatkeqësisht nuk e di

Dikur partnerë biznesi, Ori Nebijaj fton Renato Mekollin në Wake Up.

Ori Nebijaj dhe Renato Mekolli më herët kanë qenë partnerë të një restoranti. Ndërsa Ori iu përqëndrua totalisht Top Channel-it, shefi i guzhinës Renato vijon të menaxhojë dhe punojë në restorantin e tij.

Por tashmë, “Masterchef”  Renato do të rikthehet në Top Channel me një “reality-show” që mban emrin “Hell’s Kitchen”.

Ky program është një nga më të njohurit në të gjithë botën në fushën e gastronomisë dhe numëron 17 sezone të suksesshme në Amerikë. Ky “reality-shoë” zhvillohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilëve jetojnë në të njëjtën shtëpi.

E pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj nëse i mungon ekrani, Mekollli u shpreh, “Nuk me mungon ekrani, por menaxhimi i punës time në ekran”.

Bazuar në spotin e emisionit të ri ku Renato shfaqet me sy të kuq,  Isli i drejtohet: “Duket sikur do kesh rolin e diallit”.

Renato: Nuk është se duket por të gjithë shefat janë pak djall në kuzhinë. Pë ata që më njohin…

Ori Nebijaj: Unë nuk e di  (qesh)

Renato Mekolli: Ti fatkeqesisht nuk e di…. (qesh) është një format i egër, nuk ka përkëdhelje. Sepse ku fillojnë klientët që rezervojnë duan që të hanë shumë mirë. Skuadrat do të përballem me njëra-tjetrën.

Kujtojmë që të shumta qenë thashethemet e prishjes së partneritetit mes Orit dhe Renatos. Ishte vetë ai që u shpreh se është impulsiv në kuzhinë, shkak për të cilën u bë dhe prishja e raporteve të tyre asokohe. Por siç duket tashmë ata nuk mbajnë inate me njëri-tjetrin.

Të fundit