Flash News

KRYESORE

Dikur pastruese, Olivia Colman fiton "Oscar" dhe frymëzon çdo vajzë që mendon se nuk mund t`ja dalë

Dikur pastruese, Olivia Colman fiton "Oscar" dhe frymëzon

Aktorja Olivia Colman është shpërblyer mbrëmë me çmimin "Oscar" si aktorja më e mirë femër. Ky çmim i erdhi në mënyrë të papritur, aq sa e emocionoi shumë aktoren. Roli i saj si Mretëresha Anne në filmin "The Favourite" e shpalli fituese si më të mirën, aktoren e cila dikur kishte qenë pastruese.

Ajo e përmendi këtë fakt në fjalimin e saj pas fitimit të çmimit dhe inkurajoi të gjitha vajzat e vogla që e shihnin përmes ekranit dhe mendojnë që nuk mund t`ja dalin.

“Çdo vajze të vogël që po praktikon fjalimin e saj për në televizion, nuk i dihet kurrë! Punoja si pastruese dhe kalova shumë kohë duke e imagjinuar këtë,"- tha aktorja në fjalimin e saj frymëzues.

Të fundit