Flash News

KRYESORE

Dikur sfidonte Juventusin dhe Bajernin, sot ish-kapiteni i Kombëtares është i lumtur me 500 euro

Dikur sfidonte Juventusin dhe Bajernin, sot ish-kapiteni i Kombëtares

Në ditët e sotme dëgjojmë shpesh të flitet për rrogat dhe bonuset e marramendëse që marrin futbollistët në kampionatet elitare në Europë.

Megjithatë, kjo gjë nuk mund të thuhet për ish-mesfushorin e Kombëtares, Ervin Skela, pasi këtë javë ekipi i ti do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për të fituar një bonus 500 eurosh.

Klubi i Hanau 93, ku aktivizohet ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, lufton për të zënë vendin e tretë në kampionat, për t’u konfirmuar si një nga skuadrat më të forta të Verbandsliga Hessen-Süd, një prej kampionateve rajonale të kategorisë së 6 gjermane.

Vendi i tretë shihet si një objektiv i rëndësishëm për klubin, arsye për të cilën Skela ka udhëtuar nga Shqipëria ku gjendej javën e kaluar që të ndihmojë ekipin për ndeshjen ndaj TSG Usinger që luhet të dielën. Ky është një objektiv prestigjioz, të cilin për herë të parë sponsorët e kampionatit do ta shpërblejnë edhe me një premio, që për vendin e tretë është një shumë prej 500 eurosh.

Çfarë metamorfoze; dikur Skela luante me Askolin dhe Energji Kotbus duke sfiduar Juventusin dhe Bajernin e Mynihut, ndërsa sot luan në ligën e gjashtë, më shumë për pasion sesa për përfitime financiare.

41-vjeç dhe në formë të mirë fizike, ish-kapiteni i Shqipërisë rinovon kontratën me ekipin gjerman

Të fundit