Flash News

KRYESORE

"Dikush tjetër do të kryej detyrat operative", Kush e paralajmëroi delegimin e kompetencave nga Rama te Cakaj si ministër i Jashtëm

"Dikush tjetër do të kryej detyrat operative", Kush e

Një ditë pas dekretimit në presidencë si ministër i Jashtëm, kryeministri Edi Rama i delegoi sot kompetencat zv.ministrit, Gent Cakaj.

Megjithatë, ditët e fundit pati zëra se me shumë mundësi Rama pranoi të merrte përsipër ‘de juro’ postin e kryediplomatit, por ‘de fakto’ do t’ia delegonte dikujt tjetër, e konkretisht kandidaturës së propozuar që në krye të herës, Gent Cakaj.

Ishte, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ai i cili më 14 janar e kishte paralajmëruar këtë lëvizje.

“Rama përdori termin latin de juro, dhe jo de facto, pra vetëm nga ana formale do ta drejtoi ai Ministrinë,  por në të vërtetë dikush tjetër do të kryej detyrat operative të përditshmërisë. Unë besoj se ky person ka mundësi të jetë vetë Gent Cakaj”, tha Milo në studion e ‘A2’.

Të fundit