Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Dilemat e hapura të legjitimitetit; Çfarë ndodh me vendimet e marra nga KLP me votat e anëtarëve që janë shkarkuar nga KPA
KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) i cili funksionon prej dhjetorit 2018 është një prej dy strukturave më të rëndësishme në sistemin e ri të drejtësisë.
Përveç të tjerash, KLP propozon kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, realizon llogaridhënien dhe karrierën e prokurorëve, si dhe raportin në Kuvendin e Shqipërisë, – tri kompetenca të rëndësishme në vendimmarrjen në raport me sistemin e akuzës dhe me sistemin politik.
Kushtetuta e RSH (neni 149) parasheh se anëtarë të KLP nga vetë sistemi përzgjidhen prokurorë “me integritet të lartë moral dhe profesional”. Nuk ka dilemë se zgjedhja e anëtarëve të KLP për anëtarët jo prokurorë ka qenë po aq e debatueshme sa edhe proceduara për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ.
Vetë fakti se nga 11 anëtarët e KLP, 6 kalojnë në vetting dhe 5 nuk kalojnë, krijon një problematikë reale në besimin publik tek institucioni. Megjithatë kjo është tashmë një vendimmarrje kushtetuese që nuk mund të ndryshohet. Ndaj vëmendja fokusohet tek ajo pjesë që ende mund të përmirësohet. Për shembull, KLP është zgjedhur në dhjetor 2018 dhe prej atëherë vijon të marrë vendime me ndikim në sistemin e ri të drejtësisë, përfshirë vendime për procedurat për emërime dhe shkarkime, për krijimin e SPAK, për procedurat mbi Prokurorin e Përgjithshëm, etj. Vendimet merren me votë dhe vota e secilit anëtar është e njëjtë. Vendimet janë legjitime. Debati është, “sa legjitime” dhe ekzistenca e ndërvarësisë midis legjitimitetit, integrimit dhe mandatit.
Konkretisht, në mars 2019, rezulton se një anëtare e KLP është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Nuk ka rëndësi nëse vendimi i shkarkimit është 100% i saktë, ai është vendim përfundimtar. Prokurorja Sevdari nuk do të mund të jetë më anëtarë e KLP. Në proces gjykimi nga KPA janë edhe tre prokurorë të tjerë anëtarë të KLP, Osmani, Dollapaj dhe Cani. Pra, nga 6 prokurorë 4 u ankimuan nga IKP në Kolegjin e Apelimit dhe tashmë një është shkarkuar. Nga dy të tjerët, njëri është kontestuar dhe akuzuar në lidhje me ish sigurimin e shtetit, por vijohet me mandat funksional. Prokuroria e shkarkuar Sevdari ishte kandidatja e dytë më e votuar nga trupa e prokurorëve për KLP, ndërkohë që edhe kandidati më i votuar, Osmani, është gjithashtu në proces rivlerësimi në KPA.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ngre pyetjen se çfarë ndodh me vendimet e marra nga KLP me votat e anëtarit/anëtarëve që janë shkarkuar ose mund të shkarkohen gjatë rrugës nga KPA?
Përgjigjia juridike është e thjeshtë: vendimet janë legjitime dhe mbeten në fuqi. Por ne e dimë se demokracia nuk është vetëm procedurë, është edhe besim, integritet dhe legjitimitet, – tri cilësi që në rastin konkret nuk merren sa duhet në konsideratë.
Po sikur të rezultojnë që disa vendime janë marrë me shumicë votash dhe përcaktuese në votim janë pikërisht anëtari/anëtarët e shkarkuar nga KPA? A do të prodhojë kjo situatë krizë besimi dhe legjitimiteti? A do të jetë kjo bazë ligjore për ankimim të suksesshëm në Gjykatën Kushtetuese (nëse do kemi) ose në Gjykatën e Strasburgut? Si është e mundur që kemi krijuar KLP ndërkohë që në rreth 40% të tij është ende në proces rivlerësimi? Si është e mundur që po ecim ende në dy linja paralele në KLP, ku disa nga gjykuesit janë në gjykim, disa nga vendimmarrësit janë duke pritur vendimet mbi vetë ata? Kaq e vështirë ishte që procesi i rivlerësimit për 6 prokurorë të merrte më pak kohë dhe të kishte një vendimmarrje të plotë? A po rrezikojnë praktika të tilla për vonimin e vetë procesit të jetësimit të reformës reale në drejtësi dhe dëmtimin e besimit publik tek ai? A do të jenë SPAK dhe vendimet e tjera të KLP po aq legjitime sa në rastet kur anëtarët e KLP kanë mandat të plotë 100% ose 40% e tyre mund të humbasin legjitimitetin dhe mandatin gjatë rrugës ndërkohë që vijojnë të marrin vendime?
Këto e të tjera janë pyetje që meritojnë përgjigje të qartë, transparente e shteruese, por që ende askush, – as Kuvendi, as KLP, as misionet ndërkombëtare në drejtësi, as ekzekutivi dhe as ekspertët e “nivelit të naltë” nuk e kanë dhënë! Me siguri, jo rastësisht./ Marrë nga ISP/

Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58