Flash News

KRYESORE

Dilemat e negociatave, ish-ministrja citon pyetjen e diplomatit të huaj: A ishte shoferi i 613 kg kokainë koka e grupit?

Dilemat e negociatave, ish-ministrja citon pyetjen e diplomatit të huaj: A

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha pret që Shqipërisë t’i jepet një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljën e negociatave.

E ftuar në studion e lajmeve të Report TV, Gjosha u shpresh megjithatë se katër vende europiane nuk janë ende të bindura për t’i dhënë dritë jeshilë hapjes së negociatave.

“Unë jam e detyruar ta lexoj më në detaje, duke e parë gjerësisht dhe duke njohur Komisionin Evropian. Mbetemi tek qershori dhe te bindja e vendeve anëtare, por siç e dini janë 4 vende që janë skeptike dhe disi të lëkundura”, pohoi Gjosha.

Nga ana tjetër, Gjosha theksoi se pavarësisht faktit se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësihëm në rajon, sërish ka skepticizëm sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Në diskutimet e mia dhe në shumë miq që unë i kam krijuar gjatë viteve që kam shërbyer si ministre Integrimi, një nga pyetjet që të vjen nga ta është: Ju keni kapur apo ndaluar një maune me 613 kg kokainë, në burg ndodhet shoferi, a është shoferi koka e trafikimit të drogës, a është realisht ai që duhet mbajtur përgjegjës për gjithçka ka ndodhur?”, ka përfunduar Gjosha.

Të fundit