Flash News

KRYESORE

Dimitrov dhe Kotzias në Shkup: Kompromis i ndershëm, do fitojnë të dyja palët

Dimitrov dhe Kotzias në Shkup: Kompromis i ndershëm, do fitojnë

Shkupi dhe Athina janë në kërkim të një kompromisi “të kënaqshëm” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vjetër prej një çerek shekulli lidhur me përdorimin e fjalës “Maqedoni”, theksuan sot në Shkup krerët e diplomacisë së dy vendeve.

Greqia i mohon fqinjit të saj të drejtën për t’u quajtur “Maqedoni” me pretendimin se ky emër mund t’i referohet vetëm provincës së saj veriore. Ajo ka akuzuar për shumë kohë Shkupin për ambicie irredentiste. Si pasojë, në organizatat ndërkombëtare si OKB, Maqedonia është emërtuar me akronimin FYROM në anglisht, ose “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Pikë tjetër e ashpër, trashëgimia historike e dy vendeve, që kanë mosmarrëveshje për mbretërit e lashtë, Filipi i Maqedonisë dhe i biri i tij, Aleksandri i Madh. Grekët i konsiderojnë si të tyret, ndërsa maqedonasit i vlerësojnë si figura qendrore të kombit të tyre sllav dhe ortodoks.

Një lëshim i Maqedonisë për këtë pikë ka mundësuar vizitën zyrtare të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias.

Kryeministri maqedonas, social-demokrati Zoran Zaev, ka pranuar t’i heqë emrin “Aleksandri i Madh” aeroportit të vendit, që tani quhet “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

Avioni zyrtar i Nikos Kotzias, mbërriti dje në mbrëmje, për herë të parë që prej 12 vitesh.

“Ne besojmë në një kompromis të ndershëm, në përfitim të të dy palëve”, deklaroi Kotzias në përfundim të një takimi me homologun maqedonas, Nikola Dimitrov.

“Ne duhet të kapërcejmë mosmarrëveshjet aktuale, (…) gjë që nuk është e lehtë”, theksoi Dimitrov, vendit të të cilit deri tani i janë mbyllur portat e NATO-s dhe Bashkimit Europian për shkak të vetos greke.

Të fundit