Flash News

KRYESORE

“Diplomacia dështoi me fisin Bushati”, Ina Zhupa-Edi Ramës: Nuk ka ambasador që e bën Shqipërinë tërheqëse

“Diplomacia dështoi me fisin Bushati”, Ina Zhupa-Edi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare, është përfshirë në debatin për transformimin e diplomacisë shqiptare dhe kritikat që kryeministri Edi Rama bëri ndaj trupit diplomatik.

Zhupa shprehet se nuk ka asgjë të re në ato që Rama thotë për diplomacinë shqiptare, që sipas saj ka dështuar në mënyrë spektakolare nën drejtimin e fisit Bushati. Zëdhënësja e demokratëve thekson se me imazhin që kryeministri i ka krijuar vendit si hambari i drogës në Europë, nuk ka ambasador nga më të aftët në botë që mund ta bëj Shqipërinë tërheqëse për investimet e huaja.

Reagimi i Ina Zhupës:

Asgjë të re nuk na tha Rama për diplomacinë shqiptare nën drejtimin e fisit Bushati.

Një dështim spektakolar i thënë dhe i stërthënë, ku Rama mban fajin kryesor.

Bushati do mbahet mend që nga ligji që ndryshuan me mungesë të thellë të njohurive në politikën e jashtme, emërimet familjare, nepotike, klienteliste, lobimi mediokër dhe i dështuar për çështjet shqiptare, diplomacia publike e papërkrahur, diplomacia ekonomike jo ekzistente, marrëdheniet bilaterale në rolin e inferiorit, roli në organizatat ndërkombëtare i mangët dhe diletant, mungesa e marrëveshjeve të reja, përfaqësim jo dinjitoz në samite, kongrese, konferenca ndërkombëtare.

Rama spikat me kontributin e tij madhor në diplomaci me atletet Adidas. Ndërkohë që me imazhin që i ka krijuar vendit si hambari i drogës së Europës, me dëbimin në barrelë të investitorëve të huaj, me taksat më të larta në rajon nuk ka ambasador nga më të aftët në botë që mund ta bëj Shqipërinë tërheqëse për investimet e huaja.

Të fundit