Flash News

KRYESORE

Diplomacia e Ramës dhe Cakajt/ Flet ish-kryediplomatja socialiste, Dade: Nuk bëhet me show

Diplomacia e Ramës dhe Cakajt/ Flet ish-kryediplomatja socialiste, Dade:

Arta Dade, ish-ministre e Jashtme, e cila ka qenë një prej personaliteteve më të rëndësishëm në PS, ka kritikuar serish Kryeministrin Rama.

Në  një intervistë të dhënë së fundmi, Dade shprehet se Rama, jo vetëm që nuk ka eksperiencë në fushën e diplomacisë, por as nuk dëshiron të dëgjojë njerëzit me përvojë në këtë fushë.

“Rama është i prirur nga show dhe jo nga substanca, si tek politika e jashtme ashtu edhe tek ajo e brendshme. Mbase nga lëvdatat e ndonjë partneri ndërkombëtar, ai ka qenë i hapur ndaj Serbisë duke ka harruar se duhet të kemi faktorin shqiptar në fokus. Nëse e humbasim kartën e faktorit shqiptar si faktor stabiliteti rajonal, atëherë kemi humbur shumë. Në diplomaci varet shumë mjetet që përdor për të arritur qëllimin. Rama s’ka eksperiencë dhe nuk dëgjon njerëz me eksperiencë”, tha Dade.

Të fundit