Flash News

KRYESORE

“Diplomatë të huaj duan të na imponojnë liderin e opozitës”, Ruçi-Gjuzit: Pa “partinë e Lanës” nuk do ishe këtu

“Diplomatë të huaj duan të na imponojnë liderin e

Është kthyer tashmë si një traditë që seanca të nisë me debate mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Gjuzi: Jemi në shkelje kushtetuese për këshillin politik sepse në gjendje jashtëzakonshme nuk bashkëbisedohet me kryetarët që janë deputetë, po shkelin kushtetutën për kodin zgjedhor, për tu marrë vesh me parti politike në bregun e Lanës.

Mbani në vëmendjen këshillin për të respektuar procedurat e kuvendit dhe protestoj sepse diplomatë të huaj duan të na detyrojnë se kush është lider i opozitës. Që nga ardhja jonë këtu nuk ka më gurë, bojë, shiringa në parlament në mënyrë të jashtëligjshme.

Ruçi: Për këshillin Politik është jashtë kompetencave të parlamentit, citimin e kushtetutës po e bëni gabim. Për problemeve tjera për forca të ndryshme politike dhe kontrolloni veten. Po të mos ishte partia e Lanës ti nuk ishe këtu në sallë.

Meqë e citon shumë herë partinë tënde ta rikujtoj se një vit më parë konkurrove dhe as vetë nuk votove për partinë tende, pra zero vota.

Të fundit