Flash News

KRYESORE

Diplomatët takim “kokë më kokë” në Korçë, çfarë do diskutohet mes Bushatit dhe Kotzias

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias, do të zhvillojnë një takim tre ditor në qytetin e Korçës. Ministri grek mësohet se do të mbërrijë në territorin shqiptar nga pika Kufitare e Kapshticës.

Ky takim i dy diplomatëve vjen si vazhdimësi e mbledhjes që u mbajt në Kretë.

Pavarësisht faktit se takimi do të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, mësohet se në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet e hapura dy palëshe.

Ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë.

Të fundit