Flash News

KRYESORE

Diplomati britanik: Marrëveshje në samitin e Londrës për të gjurmuar paratë e korrupsionit të Ballkanit Perëndimor

Diplomati britanik: Marrëveshje në samitin e Londrës për

Samiti i ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, do të zhvillohet në Londër, në korrik. Me samitin e Londrës mbyllet cikli i dertanishëm i  Procesit të Berlinit dhe pritet të hapet një tjetër.

Të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit mendojnë se ky process duhet të vazhdojë edhe pas samitit të Londrës. Gjermania, inisiatore e këtij procesi, ka propozuar formulën "Berlin Proces Plus". Britania e  Madhe edhe pse po përgatitet të dalë nga BE, vitin që vjen dëshiron të vazhdojë zotimin e saj ndaj mbështetjes së perspektivës europiane të BP, duke u bërë vendi mikpritës i samitit të pestë të Procesit të Berlinit.

Prioritetet në Samitin e Londrës.

Diplomati britanik, Andrew Page, koordinatori i këtij samiti, publikoi prioritetet e këtij samiti. Në vizitën e tij në Tiranë, dje (29.03.2018)  ai bëri të njohura për gazetarët 3 prioritetet kryesore të Samitit të Londrës. „Stabiliteti ekonomik, siguria e brendshme – krimi i organizuar, korrupsioni, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar - dhe prioriteti i tretë mosmarrveshjet rajonale. Anëtarësimi i BP në BE sjell stabilitet në Europë. Strategjia e Komisionit Europian që këto mosmarrveshje të zgjidhen para anëtarësimit të vendeve të BP në BE është e qartë", tha në Tiranë, koodinatori i Samitit të Londrës, Andrew Page.

Interesi i Britanisë së Madhe dhe perspektiva europiane

Koordinatori i Samitit  të Londrës, Andrew Page theksoi në Tiranë se "interesi i Britanisë së Madhe ndaj perspektivës europiane të BP nuk do të ndalet dhe as do të ndryshojë”. Çfarë do t'i ofrojë Britania e Madhe rajonit në Samitin e Londrës për të konkretizuar vazhdimin e angazhimit të saj drejt perspektivës europiane?

„Përvojën në çështjet e sigurisë. Samiti i Londrës do të fokusohet në ndjekje se ku shkojnë paratë nga korrupsionit. Pra, nga faza e parandalimit të korrupsionit të avancojmë tek ajo e ndëshkimit. Kjo do të thotë ndjekje e parave të fituara dhe pasurive të pajustifikuara përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar. Britania e Madhe do të ndihmojë agjensitë ligj-zbatuese në BP, ato të inteligjencës përfshirë edhe ato të hetimit duke vënë në dispozicion përvojën e saj në luftën kundër korrupsionit", tha në Tiranë Andrew Page. (DW)

Të fundit