Flash News

KRYESORE

Diplomati i huaj solidarizohet me artistët, ndjek shfaqjen "Kanuni i Gruas"

Mbështetja e ndërkombëtarëve për artistët që mbrojnë kauzën e rikonstruksionit te Teatrit Kombëtar vijon të rritet. Shfaqja që do të ngjitet sot në skenë, "Kanuni i Gruas" nga Arlinda Morina, do të ndiqet edhe nga zv/ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton, siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme.

Zoti Wilton nuk bëri asnjë koment mbi kete çeshtje, por vizita e tij nënkupton se ai është më pranë qëndrimit të artistëve se sa qeverisë, që kërkon të zëvendësojë godinën me një ndërtesë të rrethuar me 6 kulla biznesi.

Pak ditë më parë, ka qene ambasadorja franceze, që diskutoi nga afër me artistëtët, duke dëgjuar argumentat e tyre se restaurimi i godinës mbi 70-vjeçarë është zgjidhja më e mirë.

Të fundit