Flash News

KRYESORE

Diplomati i parë amerikan në Shqipëri: Kujdes Rusinë, duhet të jeni vigjilentë

Diplomati i parë amerikan në Shqipëri: Kujdes Rusinë, duhet

Diplomati i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, Christofer Hill ka këshilluar autoritetet shqiptare që të bëjnë kujdes nga ndikimi rus në vend.

“Nuk mendoj që duhet të frikësoheni. Duhet të jeni vigjilentë dhe të shqetësuar, them po. Rusia ka problemet e saj dhe Rusia ka disa probleme demografike. Rusia po vepron duke deklaruar fuqi, çka nënkupton që kanë pak vështirësi në rrugën e shkurtër. Çështja është që të kuptojmë çfarë procesesh po udhëhiqen dhe të jemi vigjilentë. Vendi jonë mendoj që duhet të bëjë të njëjtën gjë.”, tha ai në emisionin “Real Story” në News 24.

Ai më pas tregoi se në fillim firmat piramidale u furnizuan me paratë e kontrabandës së naftës.

“Nëse shihni me kujdes se si funksiononin ato skema piramidale, jepnin para që ishin këtu për shkak të kontrabandës së naftës dhe pas arritjes së paqes nuk ishte më nevoja për kontrabandë dhe skema piramidale kaloi në kolaps, duke shkaktuar që shumë njerëz të humbnin para. Pra, paratë e kontrabandës ishin baza e piramidave”, u shpreh diplomati amerikan.

Të fundit