Flash News

KRYESORE

Diplomati Nesho kundër paketës anti-shpifje: Rast skandaloz, balancat e pushtetit janë prishur

Diplomati Nesho kundër paketës anti-shpifje: Rast skandaloz, balancat

Diplomati Agim Nesho mendon se paketa anti-shpifje e miratuar nga parlamenti shqiptar ditën e djeshme prish ekuilibrat e demokracisë.

“Paketa është një rast skandaloz. Ne jetojmë në një krizë të gjatë institucionale ku balancat e pushtetit janë prishur dhe është shumë e vështirë të mbash ekuilibrat kur edhe situata ekonomike nuk është në favor. Ky ishte një akt i turpshëm, në dëm të interesave të demokracisë dhe të zhvillimit të vendit si kandidat që kërkon të futet në BE”, tha Nesho për Abc news.

Diplomati mendon se liria e shtypit është kryesorja. Sipas tij kjo është paramenduar mirë për të mbyllur fjalën e lirë.

“Një hap negativ dhe nëse opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar nuk do të reagojë e gjitha kjo do të çojë kalimin e Shqipërisë në një fazë tjetër të një sistemi jo liberal demokratik në vend”.

Të fundit