Flash News

KRYESORE

Diplomati Nesho: Rusia kërkon që të ketë në Ballkan rolin e një fuqi botërore

Diplomati Nesho: Rusia kërkon që të ketë në Ballkan

Diplomati Agim Nesho mendon se Rusia nuk e mbështet dot Ballkanin Perëndimor nga ana ekonomike në krahasim me Evropën, e cila është një nga fuqitë botërore për sa i përket ekonomisë.

“Rusia kërkon që pas Lindjes së Mesme në Ballkan të krijojë pozicionin e një fuqie botërore, prandaj loja e saj është e rëndësishme. Së dyti janë interesat e saj për arkitekturën evropiane, një kundërpeshë ndaj NATO-s për hyrjen e saj në zonat e ish-Bashkimit Sovjetik për t'i treguar se edhe ne jemi fuqi botërore.”, tha ai në Abcnews.

Ai mendon se “Shengeni ballkanik” është një kundërvënie e gjithë këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa parashikon edhe një reagim rus për këtë qëllim.

Në lidhje me mesazhet që përcolli ambasadorja e dominuar amerikane për Shqipërinë Yuri Kim, diplomati shtoi se ajo ishte e qartë në 3 objektivat e saj.

“Ambasadori e ka të përcaktuar dhe të limituar në marrëdhënien mes dy vendeve por ne e kemi lejuar sidomos Shtetet e Bashkuara që të diskutojnë edhe më shumë duke i futur edhe në marrëdhëniet politike”, u shpreh Nesho.

Të fundit