Flash News

KRYESORE

Diplomati përmend shifra konkrete: Paratë e mbledhjes të shpenzoheshin në dobi të qytetarëve

Diplomati përmend shifra konkrete: Paratë e mbledhjes të

Diplomati Agim Nesho është skeptik sa i takon rezultateve konkrete të mbledhjes mes dy qeverive te organizuar në Pejë. I ftuar në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, Nesho theksoi se takimi ishte populist dhe se kostoja prej 240 mijë euro të përdorej në mënyrë më efektive.

“Shumë marrëveshje që u bënë dhe u thanë duhet të ishin realizuar më përpara dhe mos prisnin 5 vjet kohë të realizoheshin këto gjëra. Edhe çështja e diplomave është e rregulluar mes dy vendeve. Të dy ekonomitë  e vendeve tona duhet të shkojnë së bashku për të rritur mirëqënien e vendit. Kjo duket si shfaqje e madhe, pjesa shqiptare e menaxhon shumë bukur. Duket sikur nuk u intereson se çfarë duhet të bëhet. Ishte një shfaqje populiste pavarësisht se në rastet e çdo partie më pak fjalë dhe shou dhe më shumë punë, nuk duhet shitur kjo gjë. 120 mijë euro pala kosovare për të realizuar këtë takim, po kaq dhe qevria shqiptare që mund të ishin kanalizuar për një projekt në ndihmë qytetare. Duket sikur ka shteruar qeverisja e vendit në Shqipëri dhe kërkohet një mënyrë daljeje drejt një nacionalizmi”, theksoi Nesho.

Takimi u finalizua me nënshkrimin e 9 marrëveshjeve, ndërsa nuk munguan edhe deklaratat nacionaliste nga kryeministri Rama, i cili ‘kërcënoi’ BE të bëj kujdes pasi dy vendet nuk mund të presin pafundësisht.

Të fundit