Flash News

KRYESORE

Diplomati shqiptar për varrezat greke: Është komprometuese, Shqipëria nuk kishte rol agresiv ndaj fqinjëve

Diplomati shqiptar për varrezat greke: Është komprometuese,

I ftuar në “Opinion” në News 24 diplomati shqiptar Agim Nesho ka folur në lidhje me çështjen e varrezave Greke në Shqipëri dhe nënshtetësinë shqiptare për Janullatosin.

Nasho shprehet se çështja e “varrezave historike” është komprometuese pasi sipas tij Shqipëria u përdor nga Italia për të sulmuar Greqinë dhe se Shqipëria nuk ka pasur rol agresiv ndaj Greqisë apo fqinjëve.

“Ka disa zhvillime pozitive për diplomacinë e vitit 2017. Fjala që mbajti Rama me trupin diplomatik ishte e rëndësishme, pasi u drejtua fokusi tek diplomacia ekonomike. Normalizimi i marrëdhënieve me Maqedoninë dhe bisedimeve me Greqinë është pozitive. Kemi çështjen e varrezave dhe te Janullatosit që tregojnë se pavarësisht dëshirës që ka Shqipëria, ekuilibri është i domosdoshëm edhe me çështjen e jashtme.

Ka mungesë transparence për bisedimet me Greqinë dhe më shumë po informohemi nga mediat greke. Statusi “Varreza historike” është komprometuese. Ne ishim të përdoruar, pasi Italia përdori Shqipërinë për të sulmuar Greqinë. Shqipëria nuk ka pasur rol agresiv ndaj Greqisë apo ndaj fqinjëve. Marrëdhëniet ndaj Greqisë duhet të jenë shumë të mira dhe me baza solide dhe me reprocitet të plotë”- tha Agim Nesho.

Ndërkohë sa i përket votimit pro të Shqipërisë në OKB të rezolutës anti-Trump për Jerusalemin, diplomati tha se ajo nuk ishte një rezolutë e zakonshme dhe Shqipëria votoi kundër një partneri strategjik si SHBA.

“Kjo nuk ishte një rezolutë e zakonshme dhe u kërkua nga vendet islamike. Rezoluta ishte një akt që dëshmonte një godite ndaj SHBA dhe fuqisë së saj. Ne votuam kundër një partneri strategjik, ku interesat tona janë ende të pazgjidhura dhe partneri jonë mbetet SHBA”- tha Nesho.

Të fundit