Flash News

KRYESORE

Diplomati strehohet te familjarët, Konsullata e Kosovës në New York nuk ka buxhet për t’i paguar qiranë

Diplomati strehohet te familjarët, Konsullata e Kosovës në New

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York është zhytur në “fukarallëk”. Prej disa muajsh kjo Konsullatë ka mbetur pa buxhet duke mos arritur ta paguajë as qiranë e banimit për diplomatët dhe familjarët e tyre.

Për situatën e rëndë me financat është njoftuar edhe ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli përmes një komunikimi elektronik të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta ‘Koha Ditore’.

Aty, shefja e Konsullatës,Teuta Sahatçiu, tregon për vështirësitë me të cilat është përballur diplomati Lulzim Krasniqi, me të zbarkuar në New York. Ai është detyruar të strehohet tek familjarët e tij, pasi në mungesë të mjeteve financiare është dashur të largohej nga hoteli ku ishte vendosur përkohësisht.

Sahatçiu në letër fillimisht e njofton kreun e MPJ-së se diplomati i ri, i caktuar të shërbejë në Konsullatën në New York, tashmë ka arritur dhe po përgatitet të marrë përsipër detyrat që e presin.

Të fundit