Flash News

KRYESORE

‘Disa do thonë se nuk është e mjaftueshme’, Yuri Kim: Palët hoqën dorë nga kërkesat për të mirën e Shqipërisë

‘Disa do thonë se nuk është e mjaftueshme’, Yuri Kim:

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dakordësohen për administratën zgjedhore tha se të gjitha palët lëshuan diçka nga vetja për të mirën e Shqipërisë.

Kim tha se do ketë edhe nga ata që do të thonë se marrëveshja e sotme “nuk është e mjaftueshme”, por sipas diplomates amerikane, “palët kontribuan shumë, por edhe hoqën dorë nga shumë, duke bërë që vendi të fitojë”.

“Jemi të kënaqur që Këshilli Politik ka firmosur marrëveshjen.

Shqipëria përfiton nga kjo gjë. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme. Por po ta shikojmë në kuadrin më të madh kjo është një gjë që të gjithë do të japim mbështjetjen. Dhe sa i përket SHBA ne jemi krenar dhe do vijojmë t ju mbështesim”, tha Kim.

Të fundit