Flash News

KRYESORE

Disa gjëra që duhet t’i keni parasysh para se të fshini një tatuazh

Disa gjëra që duhet t’i keni parasysh para se të fshini

Shumë njerëz kanë në trupin e tyre tatuazhe të cilat pas një farë kohë nuk ju pëlqejnë më dhe duan ti fshijnë.

Por para se të vendosni të fshini një tatuazh duhet të keni parasysh se nuk është aq e thjeshtë, pasi përveç dhimbjes, ka disa gjëra që të tjerët nuk jua thonë derisa ju vetë shkoni të hiqni tatuazhin.

Disa prej gjërave që duhet të dini para se të merrni këtë hap:

1-Fillimisht duhet të konsultoheni me një mjek dermatolog.

2-Do t’ju duhen disa muaj ose gati një vit për të hequr një tatuazh.

3-Fshirja e tij ka kosto shumë të lartë.

4-Thuhet se disa bojëra nuk hiqen, por nuk është e vërtetë pasi të gjitha mund të fshihen.

5-Përgatituni për gjilpërat, pasi fillimisht duhet pastruar pjesa e tatuazhit para se të fillojë laseri.

6-Është një proces me dhimbje, që mund t’ju shqetësojnë një javë pas çdo seance.

7-Do të kujdeseni që mos ta prekni zonën e tatuazhit me rroba ose sende të tjera.

8-Gjatë fshirjes së tatuazhit mund t’ju hapen edhe plagë, asgjë për t’u shqetësuar pasi ndodh.

Të fundit