Flash News

KRYESORE

Disa me postime e të tjerë me vepra, si u respektua Nënë Tereza në ditën e saj të shenjtërimit

Disa me postime e të tjerë me vepra, si u respektua Nënë

Sot është "Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës", shqiptares që njihet në gjithë botën për bamirësinë, mirësinë dhe paqen që i solli çdokujt që ajo takoi.

Të shumtë janë shqiptarët që kanë përkujtuar sot veprat e mira të Nënë Terezës, disa përmes rrjeteve sociale teksa postonin shprehjet e famshme që ajo ka thënë, e disa të tjerë duke ndjekur shembullin e saj.

Në qytetin e Tiranës, shumë të rinj e të reja kishin mundësinë që në një mënyrë modeste të ndiqnin shembullin e Gonxhe Bojaxhiut, duke qenë me solidar me komunitetin dhe njerëzit në nevojë. Së bashku me kreun e Bashkisë, Erion Veliajn, ata shërbyen drekën në mensën sociale për familjet në nevojë.

Vetë kreu i bashkisë së Tiranës i ka bëre thirrje çdokujt që kishte dëshirë t`i bashkohej vullnetarëve për të ndihmuar njerëzit në nevojë.:

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës." 🙏🏻🇦🇱🌍

Gëzuar ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës! Bashkohu sot me dhjetëra vullnetarë për të përkujtuar trashëgiminë e saj, duke ndihmuar njerëzit në nevojë. 🍵🌳📚

Të fundit