Flash News

KRYESORE

'Disa mjekë nuk ju treguan prindërve që do niseshin në Itali’, Rama e konfirmon: Më treguan në aeroport

'Disa mjekë nuk ju treguan prindërve që do niseshin në

Në një intervistë me lidhje direkte me televizionin Rai 3, kryeministri Rama ka folur lidhur me mjekët dhe inferierët që u nisën drejt Italisë për të ndihmuar me pacientët e sëmurë me koronavirus.

Gazetarja e Rai-t, ndër të tjera e pyti kryeministritn nëse ishte e vërtetë ajo që kishte dëgjua se disa nga mjekët nuk i kishin takuar prindërit para se të niseshin.

Rama e pohoi këtë fakt.

"Kur e morëm në fillim vendimin me ministrin Di Maio, kishim dyshime se mjekët nuk do të pranonin për shkak të situatës së krijuar në Itali, por këta djem dhe vajza nuk patën asnjë dyshim, ishin të gatshëm.

Disa nga mjekët nuk i takuan prindërit para se të niseshin për në Itali, prindërit e tyre nuk e dinin, pasi në të kundërt nuk do i lejonin. Ma thanë në aeroport këtë gjë, dhe më thanë që do i telefonojnë kur të arrijnë në Itali", tha Rama.

“Ne ju sigurojmë se do kujdesemi për ta, ju na ndihmuat dhe ne do ua shpërblejmë. U themi prindërve të tyre që do kujdesemi shumë mirë për ta”, ja ktheu gazetarja.

Të fundit