Flash News

KRYESORE

Disa nga ushtrimet anticelulit që mund të bëni në shtëpi

Celuliti shfaqet kur keni shumë masë dhjamore dhe jo mjaftueshëm muskuj. Duke qenë se ky problem nuk është vetëm kozmetik, duhet të eliminohet me ndihmën e ushqyerjes së duhur, masazhit dhe një programi trajnues të mirëplanifikuar.

Më poshtë do të gjeni 6 ushtrime që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga celuliti në vetëm pak javë.

Shtrihuni në njërën anë dhe mbështetuni tek parakrahu. Ngrini këmbën e majtë 10-30 cm nga dyshemeja dhe mbajeni në atë pozicion për 5 sekonda. Përsëriteni ushtrimin me këmbën e djathtë.

Sa herë: 2 sete me 12 përsëritje për secilën anë.

Vendosni duart në dysheme dhe qëndroni në të njëjtin pozicion si të jeni duke bërë ulje ngritje. Më pas përkulni këmbën e djathtë dhe afroni gjurin tek stomaku. Drejtoni këmbën dhe ngrijeni 12-20 cm mbi dysheme. Përsëriteni me këmbën e majtë.

Merrni një shtangë dore dhe qëndroni drejt me këmbët të hapura në gjerësinë e shpatullave. Pasi të keni marrë frymë, filloni të ukni ngadalë trupin duke përkulur gjunjët. Vazhdoni të uleni derisa shalët të jenë paralel me dyshemenë. Më pas filloni të çoheni, teksa nxirrni frymën.

Sa herë: 3 sete me 20 përsëritje.

Merrni një shtangë në secilën dorë. Qëndroni drejt me këmbët të hapura në gjerësinë e shpatullave. Filloni të përkulni me ngadalë bustin, duke mbajtur shpinën drejt dhe duart lirshëm. Përkuluni përpara sa më poshtë të mundeni. Më pas rikthehuni gradualisht në pozicionin fillestar.

Sa herë: 5 sete me 12 përsëritje.

Qëndroni në gjunjë dhe vendosni duart mbi dysheme, duke mbajtur krahët drejt. Filloni të ngrini ngadalë njërën këmbë, ndërkohë që shpinën e mbani drejt. Çojeni këmbën sa më shumë të mundeni dhe mbajeni në atë pozicion për pak sekonda. Pastaj rikthehuni në pozicionin fillestar. Vazhdoni ta përsërisni ushtrimin, duke u alternuar mes këmbës së djathtë dhe të majtë.

Sa herë: 2 sete me 15 përsëritje për secilën këmbë.

Qëndroni me këmbët drejt dhe të hapura në gjerësinë e shpatullave. Përkulni gjunjët, ndërkohë që duart i mbani mbas koke. Pastaj hidhuni fort, duke hapur krahët dhe këmbët. Sapo të prekni dyshemenë, vazhdoni me pozicionin fillestar.

Sa herë: 2 sete me 20 përsëritje

Të fundit