Flash News

KRYESORE

“Disa politikanë kanë shitur vajza të pafajshme, ndjej neveri”, Zv/ministrja e Brendshme i përgjigjet ambasadorit Donald Lu

“Disa politikanë kanë shitur vajza të pafajshme, ndjej

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit Amerikan, Donald Lu, i cili gjatë një takimi deklaroi se ndjen neveri për disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

E ftuar në studion e lajmeve të televizionit Ora News, Voda ka theksuar se nuk ka informacione konkrete sa i takon deklaratës së ambasadorit, ndërsa shtoi se operacioni Forca e Ligjit synon të godas edhe grupet kriminale të trafikut të qenieve njerëzore.

“Unë nuk kam të dhëna konkrete për  këtë gjë dhe nuk më lejohet edhe për shkak të pozicionit që kam. Ne jemi 4 zv/ministra, unë mbuloj migracionin, azilin, shtetësinë edhe koordinator kombëtar për trafikimin e qenieve njerëzore. Trafikimi i qënieve njerëzore është një nga veprat penale më të rënda dhe ndoshta e kuptoj ambasadorin amerikan kur thotë që ndjej neveri. Jo më kot ministria e Brendshme pak kohë më parë ka miratuar operacionin Forca e Ligjit, ku në fokus janë një sërë veprash penale dhe grupe kriminale të caktaura që merren me to, pse jo edhe grupet kriminale që merren me trafikimin e qënieve njerëzore”, ka pohuar Vodo.

Po ashtu, ajo paralamëroi se do të ketë edhe arrestime sa i përket këtyre grupeve kriminale që trafikojnë njerëz.

Të fundit