Flash News

KRYESORE

Disa protestues po mbahen ende në komisariat, Lëvizja Vetëvendosje: Kërkojmë nga Prokuroria të shqyrtohet urgjentisht ky rast

Disa protestues po mbahen ende në komisariat, Lëvizja

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka reaguar lidhur me disa protestues që po mbahen ende të arrestuar në komisariatet e Policisë së Shtetit, ku mes tyre edhe drejtori ekzekutiv i LVV Shqipëri Boiken Abazi.

Në reagimin në Facebook, LVV në Shqipëri shprehet se "arrestimi i Boiken Abazit është i pabazuar, prandaj mbajtja e tij në arrest është dhunim i të drejtave të qytetarit dhe i urdhëruar politikisht. Me sa duket pushteti, tashmë plotësisht ilegjitim, kërkon të frikësojë aktivistët dhe të mbysë zërin e qytetarëve protestues."

Postimi i plotë:

Lironi mbrojtësit e Teatrit!

Sot, një ditë pas protestës qytetare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në komisariatet e Policisë së Shtetit, ende mbahen të arrestuar disa protetues, midis tyre edhe drejtori ekzekutiv i LVV Shqipëri Boiken Abazi.

Ata akuzohen për kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë. Në pamjet filmike të shfaqura në televizione dhe të siguruara nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dhe në dijeninë tonë, arrestimi i Boiken Abazit është i pabazuar, prandaj mbajtja e tij në arrest është dhunim i të drejtave të qytetarit dhe i urdhëruar politikisht.

Me sa duket pushteti, tashmë plotësisht ilegjitim, kërkon të frikësojë aktivistët dhe të mbysë zërin e qytetarëve protestues.

Kërkojmë që Prokuroria të shqyrtojë urgjentisht rastin e Boiken Abazit dhe të qytetarëve të tjerë të arrestuar dhe të proçedojë penalisht shkelësit e vërtetë të Kushtetutës e të ligjit që janë rrënuesit e Teatrit Kombëtar dhe dhunuesit e qytetarëve të Republikës.

Ndalimi dhe mbajtja nën arrest e aktivistëve tanë nuk do të na ndalë që të ngrihemi së bashku me qytetarët e tjerë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive tona.

Ata që sot rezistojnë, nesër fitojnë!

Tiranë, 18 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Të fundit