Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Disa pyetje për puçin në Turqi dhe, pse Rama është bërë konja e Erdoganit
David L. Phillips/ shkruar për Politiko.al
Shqiptarët kanë nevojë për transparencë në lidhje me vendimin për vendosjen e një memoriali në qendër të Tiranës për viktimat e "grushtit" të shtetit në Turqi. Kush e autorizoi përmendoren? Kush pagoi për të? Cili ishte roli i Ambasadës turke? Ekziston edhe një pyetje më e gjerë në lidhje me vetë puçin. A ishte grushti i shtetit një përpjekje e vërtetë për të rrëzuar qeverinë turke apo Erdogani i menaxhoi skenat e ngjarjeve për të justifikuar një goditje të kundërshtarëve politikë? Puçi u ekzekutua aq keq, sa disa e quajnë një "grusht shteti fals".
Duke studiuar përpjekjet e mëparshme për rrëzimin e një qeverie civile, ne kemi identifikuar "praktikat më të mira" kur kryhet një grusht shteti.
Prioriteti i parë është kapja ose vrasja e kreut të qeverisë. Njësitë besnike ushtarake dhe të sigurisë demobilizohen njëkohësisht.
Komplotistët marrin kontrollin e mediave konvencionale, televizionit dhe radios, si dhe mediave sociale si Twitter, Facebook dhe YouTube.
Një drejtues i grushtit të shtetit paraqitet para publikut në mënyrë që njerëzit të mund t'i 'ngjisin' një fytyrë ngjarjeve dhe në këtë mënyrë të sigurohen.
Ngjarjet në Turqi nuk e ndoqën këtë skenar.
Erdogan po pushonte në Marmaris më 15 korrik. Kur ushtarë rebelë arritën në hotelin e tij për ta arrestuar, ai e kishte lënë hotelin dhe ishte duke shkuar për në aeroportin Dalaman.
Si është e mundur që komplotistët të mos kenë qenë në dijeni të planeve të udhëtimit të Erdoganit? Pse nuk u arrestua Erdogani para se të nisej aeroplani i tij presidencial? Pse nuk përdorën komplotistët avionët luftarakë F-16 për të interceptuar dhe rrëzuar aeroplanin?
Vetëm TRT dhe CNN Turk u hoqën nga transmetimi. Komplotistët nuk pezulluan mediat sociale. Eshtë ironike që Erdogan iu drejtua kombit duke përdorur FaceTime, të cilin ai u zotua ta zhdukte pasi shkatërroi demonstratat pro-demokracisë.
Pse komplotisët dështuan të marrin kontrollin e rrjeteve kryesore private të cilat shikohen nga shumica e turqve? Pse lejuan që mediat sociale të funksionojnë të pandërprera?
Erdogan u zhduk gjatë grushtit të shtetit. Kur u shfaq në mëngjes herët, ai u bëri thirrje ndjekësve të dilnin në rrugë për të mbrojtur demokracinë e Turqisë. Imamët i bënë jehonë apelit të Erdoganit. Thirrja “Allahu akbar” - Zoti është i madh - jehoi nga muezinët e xhamive. Mijëra mbështetës shkuan në Aeroportin Ataturk dhe Sheshin Taksim në Stamboll. Ata gjithashtu u mblodhën jashtë pallatit presidencial në Ankara.
Pse forcat tokësore dhe xhandarmëria nuk i bllokuan rrugët kryesore? Ata ndaluan vetëm trafikun në një drejtim nga ana aziatike në anën europiane të Stambollit përtej Urës së Bosforit dhe Urës Fatih Sulltan Mehmet.
Ndërsa imamët thirrën mbështetësit e Erdoganit në rrugë, komplotistët lëshuan udhëzime që njerëzit të qëndronin brenda, gjë që u lejonte mbështetësve të Erdoganit liri veprimi.
Pse puçistët nuk dolën para publikut, duke shpjeguar ngjarjet dhe duke ofruar siguri?
F-16 dyshohet se bombarduan selinë e ushtrisë dhe Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke (TGNA). Sidoqoftë, dëmet strukturore ishin minimale.
Pse analiza e kraterit sugjeron që janë përdorur eksplozivët nga brenda ndërtesës dhe jo të hedhur nga avionët luftarakë me impakt të lartë?
Në fjalën e tij të parë publike herët në mëngjes më 16 korrik, Erdogan lëshoi një kërcënim drithërues: "Ky veprim i fundit është një akt tradhtie. Kjo përpjekje, ky veprim, është një dhuratë e shkëlqyer nga Zoti për ne. Pse? Sepse do të na lejojë të spastrojmë forcat e armatosura, të cilat duhet të pastrohen plotësisht". Ai u zotua të pastrojë të gjitha institucionet shtetërore nga "virusi" i përhapur nga përkrahësit e Fethullah Gulen.
Nuk ka gjasa që grushti i shtetit u ndërmor nga qeveria kundër vetes. Me shumë gjasa, grushti i shtetit u infiltrua nga Agjensia Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë ose shërbimet ruse. Erdogan lejoi që grushti i shtetit të përparonte aq sa duhej, në mënyrë që të ishte i besueshëm dhe ai të mund të justifikonte goditjet në vijim.
Qeveria turke kishte përgatitur listat e opozitarëve dhe filloi menjëherë arrestimin e tyre. Rreth 50,000 anëtarë të shërbimeve të sigurisë dhe shërbyes civilë u arrestuan dhe 100,000 të tjerë u pushuan nga puna. Anëtarët e parlamentit, gjyqtarët dhe arsimtarët gjithashtu u pushuan nga puna ose u arrestuan. Turqia ka burgosur më shumë gazetarë se çdo vend tjetër. A e meritojnë edhe viktimat e gulagut të Erdoganit një memorial ose një proces për tregimin e së vërtetës?
Një hetim i pavarur, i drejtuar nga shqiptarët, duhet të bëhet për ndikimin e Turqisë në Shqipëri. Përtej vendimmarrjes për krijimin e memorialit, hetimi duhet të konsiderojë korrupsionin e mundshëm që lidhet me aeroportin e Vlorës dhe krijimin e linjave ajrore shqiptare, të cilat u financuan nga turqit. Parlamenti normalisht do të shërbente si organ hetimor. Sidoqoftë, partia e Ramës kontrollon parlamentin, duke e bërë atë një hetues të paaftë dhe të pjesshëm. Kërkohet një mekanizëm tjetër.
Për më tepër, një hetim ndërkombëtar do të konsideronte nëse grushti i shtetit ishte i besueshëm. Ky hetim mund të zhvillohej nga Parlamenti Europian. Rrethanat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në perspektivat e Turqisë në BE.
Kandidatura e Shqipërisë për anëtarësim në BE do të rishikohet në tetor. Pse Rama është aq shumë i lidhur me Turqinë, kërkesa e së cilës për anëtarësim në BE është pezulluar mbi Turqinë pas rekordeve drakoniane të të drejtave të njeriut të Ankarasë? Çfarë kërkon Shqipëria, integrim më të madh euro-atlantik apo lidhje me Turqinë? Dy opsionet janë reciprokisht ekskluzive.
Rama vepron si qenushi i Erdoganit. Dorëzimi i tij para Erdoganit është një siklet për kombin shqiptar.
Shqiptarët janë një popull krenar që i rezistuan okupimit osman. Sot, sovraniteti dhe nderi i vendit duhet të mbrohen nga ndikimi tinëzar i Turqisë.
*David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Columbia University. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Lartë në Departamentin e Shtetit të ShBA nën Presidentët Klinton, Bush dhe Obama. Ai është autori i 'Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and U.S. Intervention (The Kennedy School- Harvard University).
**Shkrimi i është dërguar ekskluzivisht Politiko.al. Titulli është i redaksisë. Në origjinal: Pyetje rreth grushtit të shtetit në Turqi
***Linku i shkrimit në English
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38