Flash News

KRYESORE

Disa ushqime frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene në organizëm. Njihuni me to

Disa ushqime frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene në

Tetori quhet ndryshe muaji rozë, pasi është edhe muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Kanceri mund të na preke të gjithëve, megjithatë këshillat s’janë kurrë të tepërta kur është fjala për shëndetin. Edhe ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm.

Living.al liston disa ushqime që frenojnë rrezikun e krijimit të qelizave kancerogjene në organizëm.

  1. Patatet e ëmbla

    Patatet e ëmbla, janë të pasura me një karotenoid specifik të quajtur beta-carotene. Një studim i The Journal of the National Cancer Institute raportoi se gratë me nivelet më të larta të beta-karotenit në gjakun e tyre, kishin një rrezik 17% më të ulët të zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit të gjirit.

  2. Perimet krucifere

    Perimet e familjes së lakrës përmbajnë fitonutrientë që ndalojnë formimin e qelizave kancerogjene e parandalojnë përhapjen e kancerit.

  3. Vaji i ullirit

    Vaji i ullirit është i pasur me fitonutrientë dhe antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun, përfshirë “squalenin” që pengon rritjen e tumoreve. Yndyrnat e pangopura nuk oksidohen në trup. Oksidimi, është një proces që rrit rrezikun e kancerit dhe prodhon kimikate të quajtura radikale të lira.

  4. Domatet

    Domatet janë të pasura me likopene, një antioksidant i fuqishëm që u jep domateve ngjyrën e kuqe. Këto enzima  parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene duke na mbrojtur nga kanceri i gjirit.

Të fundit