Flash News

KRYESORE

Diskriminimi gjinor, sportistët meshkuj më të paguar se sportistet femra

Diskriminimi gjinor, sportistët meshkuj më të paguar se

Çmimet dhe pagat në rang botëror për sportistët meshkuj, vazhdojnë të jetë superiore kundrejt pagave për sportistet femra.

“Frobe” ka renditur 100 sportistët më të paguar të vitit dhe ajo që bie në sy, është se në këtë listë e vetmja sportiste femër është tenistja Serena Williams.

Ish-numri një në Botë, fituesja e 23 Grand Slam, ka humbur 5 pozicione në krahasim me vitin e kaluar, kjo për shkak të tërheqjes nga sporti aktiv për disa muaj, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Aktualisht 36-vjeçarja pozicionohet në vendin e 51-të.

Rusja Maria Sharapova arriti të ishte sportistja femër më mirë e paguar në botës për 11 vite radhazi, por e humbi këtë status në momentin që rezultoi pozitive me doping me substancën Meldonium, në vitin 2016. Pas kësaj ngjarjeje Sharapova u hoq automatikisht nga lista, duke lënë Williams si të vetmen përfaqësuese femër.

 Megjithatë tenisi është një nga sportet ku diferencat mes pagave nuk janë të mëdha, por nëse kalojmë në të tjera kategori si futbolli, basketbolli, atletikë apo golf, do të shohim që diferencat janë goxha të dukshme dhe as që mund të krahasohen me ato të Cristiano Ronaldo, Lebron James, Leo Messi, Roger Federer apo Kevin Durant.

Diferenca e fitimit mes sportistëve meshkuj dhe femra vazhdon të jetë në të njëjtat ujëra si vitin e kaluar.

Të fundit