Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Altin Gjeta
Intervista e liderit të opozitës, Lulzim Basha, të enjten mbrëma në Opinion duket se ka kaluar
pa vëmendjen e duhur në rrethet e komentariatit politik të Tiranës. Nuk di të them nëse një
shpërfillje e tillë ka ardhur nga cektësia e mendimit analitik të vëzhguesve të aktualitetit apo
është zgjedhje strategjike për të lënë në hije disa ide thelbësore të cilat me shumë mundësi do të formësojnë Shqipërinë e kësaj dekade që sapo kemi shkelur. Por mundem me thanë lirisht se ndoshta për herë të parë në këto tre dekada, elaborimi politik i Lulzim Bashës sinjalizon nisjen e një procesi transformues në shoqërinë shqiptare.
Ky diskurs i ri politik vjen në krye të tre dekadave tranzicion, periudhë gjatë së cilës
Shqipëria ka kaluar nga një regjim Stalinist në një regjim apolitik, të mbyllur, ku sundon një
njeri i vetëm. Kjo ka ardhur si rezultat i prevalimit të ‘politikës’ me të cilën studiuesja e
teroisë së demokracisë, Chantal Mouffe, kupton dimensionin e brendshëm antagonist
(luftarak) të raporteve njerëzore, mbi ‘politikat’, tërësinë e praktikave, diskurseve dhe
institucionve që synojnë krijimin e kushteve për bashkëekzistencë paqësore mes sistemeve të ndryshme të vlerave dhe koncepteve mbi atë se çfarë është e mirë apo e moralshme në një shoqëri pluraliste. Hapsirën e ‘politikave’ në jetën publike post-komuniste shqiptare e ka zënë diskursi antipolitik i lidershpit i cili nuk ka synuar mobilizimin e qytetarëve rreth
alternativave reale, të majta apo të djathta, por rreth konstruktimit imagjinar të kundërshtarit politik si armik, qesharak dhe të rrezikshëm me të cilin asesi nuk mund të bashkëpunohet dhe se në instancë të fundit duhet të eleminohet tërësisht nga skena politike.
Edi Rama është mishërimi i plotë i këtij modeli, i cili me anë të makinërisë së tij propagandistike ka synuar ç’veshjen e shoqërisë shqiptare nga çdo lloj pike reference ideore
dhe sistemi vlerash. Për Ramën pushteti nuk ka qenë asnjëherë mjet, por qëllim në vetvete.
Që në krye të herës, me marrjen e drejtimit të PS-së, Rama e konstruktoi veten në publik si
një qënie apolitik, një mesia i kohëve të reja i cili premtonte të largonte tregtarët (armiqt) nga tempulli. Në pamundësi për të ndërtuar një fabul elektorale, ai në fillim përqafoi rrugën e tretë të ish-kryeministrit britanik Tony Blair, bazuar në idenë e socilogut Anthony Giddens, ‘përtej të majtës dhe të djathtës’, një qasje pragmatiste centriste e cila synonte të rigjallëronte të majtën e diskredituar në fillim të viteve 90-të me rënien e regjimeve komuniste në Europën Lindore.
Ndërsa në vitin 2013-të, megjithëse PS-së nuk arriti të merrte asnjë mandat më shumë se në 2009-ën Rama erdhi në pushtet nëpërmjet numrave me LSI-në. Zgjedhjet e vitit 2013-të shënojnë herën e parë dhe të vetme kur Edi Rama artikulon copëza ideshë politike, duke
përqafuar taksën progresive, një lloj sforcimi ideologjik majtist që rezultoi një fasadë, një
fiasko politike dhe ekonomike. Qysh atëbotë, ndërsa Rama predikon socializëm për popullin,
p.sh shëndetësi falas, legalizime fala etj, ai në të vërtetë është konvertuar në një neo-liberal
deviant duke kandisur një grusht njerëzish me koncensione milionëshe, çka ka monopolizuar
ekonominë dhe falimentuar bizensin e ndershëm. Këtij inxhinjerimi politik dhe social banal,
Rama i vuri kapak me ofertën e tij të ‘tepsisë dhe timonit’ në 2017-ën.
Ndërkohë që i afrohemi zgjedhjeve të reja parlamentare, kryeministri duket se ka shterruar
nga çdo lloj ideje dhe fabule politike. Në mungesë të një bilanci qeverisës, ai kërkon një
mandat të tretë nëpërmjet retorikës diversive dhe anti-politike në përpjekje për të
konstruktuar një pikë reference boshe, një kurth, një realitet imagjinar, si ‘fajin e ka Saliu,
Basha është i paaftë për të fituar, nuk ka më të mirë se unë etj’, nga ku pretendon të mbahet
përthnojsh pas pushtetit. Krijimi i një realiteti të tillë virtual antipolitik synon minimin e
mobilizimit të qytetarëve rreth platformës ideore të opozitës – duke synuar kështu krijimin e
një apatie të përgjithshme tek elektorati që kërkon ndryshim radikal.
Në të kundërt, Lulzim Basha ka filluar ti japë formë vizionit të tij për Shqipërinë e nesërme.
Ai ka filluar të flasë për një program ekonomik realist i cili synon zgjerimin e shtresës së
mesme nëpërmjet implementimit të taksës së sheshtë 9%, heçjes së burokracive
administrative, subvencionimin e fermerëve dhe shkatërrimin e monopoleve. Në artikulimin
e Bashës mungon fryma mesianike, përkundrazi ravijëzohet ideja e një projekti i cili ka për
qëllim krijimin e një klime të favorshme për sipërmarrjen e lirë dhe respektin për punën.
Kështu, Basha shfaqet si një lider normal që nuk iu flet zemrave por ratios së shqiptarëve.
Nga ana tjetër, Basha e ka kuptuat së sistemi politik 30 vjeçarë është një ngrehinë e kalbur e
cila nëse nuk reformohet në mënyrë radikale rrezikon të na zerë përfundi të gjithëve.
Prandaj, fuqizimin ekonomik të idividit ai e lidh ngusht me fuqizimin politik të tij në funksion të
kufizimit të pushtetit si një nga kushtet themelore për ndërtimin e një demokracie funksionale. Ideja radikale e kufizimit të mandatit të kryeministrit në dy term-a jep mesazhin
e qartë të qasjes së tij ndaj pushtetit. Shqipëria është një vend me traditë demokratike
foshnjërake ose më mirë me thanë inekzistente, me institucione të dobëta dhe të
zhbalancuara, kështu që kufizimi i pushtetit të kryeministrit do të ishte një hap pozitiv në
frenimin e çimentimit dhe degradimit të pushtetit nga autokrati i radhës dhe nxitjen e
qarkullimit të elitave politike.
Kësisoj, artikulimi ideologjik i Bashës, shpalosja e ideve politike në hapsirën publike
dekonstrukton narrativën boshe antipolitike të kryeministrit Rama. Platforma e tij ideore e
krijon premisat për ndërtimin e një alternative kundër-hegjemonike e cila i shërben interesit
publik dhe themelimit të demokracisë pjesëmarrëse. Theksimi i kufijve ideologjik sipas
Chantal Mouffe nxit mobilizimin dhe pjesmarrjen pasi qytetarët shikojnë lindjen alternativave të reja rreth të cilava ato ndihen të përfaqësuara. Andaj, radikalizimi platformës ideore të PD-së bën të mundur krijimi i një vije thyrëse mes hegjemonisë apolike të Ramës dhe shfaqjes së një platforme akomoduese e cila mobilizon qytetarët dhe hap rrugën për tranformime politike dhe socio-ekonomike në vend. Në këtë kuptim, artikulimi i Bashës është transformues dhe demokratizues, dhe çfarë është më me rëndësi, krijon frymën e përmbysjes (outvoting) së makinerisë së manipulimit elektoral të pushtetit autokratik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38