Flash News

KRYESORE

"Diskutimi në PE për Shqipërinë", Kashahu: Dy euro-parlamentarë kërkuan ndërprerjen e negociatave dhe ndihmës financiare dhënë nga BE

"Diskutimi në PE për Shqipërinë", Kashahu: Dy

Sekretari i Partisë Demokratike për Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kashahu, është shprehur se marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në janë në pikën e tyre me të ulët këtyre 30 vjetëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kashahu shprehet se në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri.

Madje sipas sekretarit të demokratëve për Marrëdhëniet me Jashtë, dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”. Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë. Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike”, shkruan Kashahu.

Të fundit