Flash News

KRYESORE

Diskutohet vota e emigrantëve, Majko: Jemi pak me vonesë, por s’kemi ecur me 'tam-tame' e këmbana

Diskutohet vota e emigrantëve, Majko: Jemi pak me vonesë, por

Në mbledhjen online të Këshillit të Diasporës, ku po diskutohet për votën e emigranëtëve ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko u shpreh se vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme sepse ata nuk përbëjnë 10 përqind të shqiptarëve por shumë më tepër. Ashtu sikurse kryeministri Rama që u shpreh se edhe pse qeveria është me vonesë për këtë diskutim, pra që emigrantët të votojnë vullneti politik është i madh. Sipas Majkos objektivi është që në zgjedhjet e ardhshme shtetasit shqiptarë të votojnë pa pengesa e të lidhen ura komunikimi.

“Ka rëndësi të vendosen detaje për votën e shtetasve jashtë vendit, sepse s’janë 10 përqind por janë shumë.

Do të ketë listë të veçantë për votimin brenda vendit, e jashtë tij. Nuk mund ti lihet thjesht akt normativ.

Në zgjedhjet e ardhshme shtetasit tanë do të votojnë. Është e rëndësishme të lidhen enët e komunimit. Ne ndjehemi shumë të përgjegjshëm. Sot vullneti jonë është i madh, jemi pak me vonëse. Ne s’kemi ecur me tamtame e këmbana për të folur çdo ditë e drejta e votës e drejta e votës. Sot jemi për të thënë që bëhet e ka për tu bërë”, tha Majko.

Mblidhet online Këshilli i Diasporës, si do regjistrohet vota e emigrantëve

Të fundit