Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dita 14/1 e karantinës: Kthimi nga Italia, vendi që vuan nga ‘epidemia e bukurisë’
Milano Centrale, stacioni qendror i trenit, shpjegon shumë për të kaluarën e Italisë, por asgjë për të ardhmen. Të tashmen e dini vetë: një alt romak mbi një botë që është shndërruar, si në kohë të augustëve që prodhonin viset dhe skajet e këtij ish-imperiumi, në një perandori të re: Pandemia Covid-19.
Impozant, duket se stacioni do të lëshojë dyersh, nga çasti në çast, si bishat portat e Koloseut, il Duce, veshur me kilota, çizme, beretë, aktrim dhe buzët tel që i përçojnë krenari dhe përçmim. Në vend të këtij halucinacioni fashist, më përshëndesin djem të rinj me uniforma të ushtrisë a policisë. Me buzëqeshje droje, a thua se virusi të jetë një gabim në recetën e pastës së nënave të tyre.
Iu shtrij ankthin tim të kthyer në dokumentacion: letra spitali, leje ambasade, e me radhë. Më drejtojnë te një qoshk ku njerëz të tjerë po plotësojnë një deklaratë të Ministrisë së Brendshme italiane për motivin e udhëtimit. Këtë e mbajnë. Si provë se e kam kaluar traun e tyre, me një arsye të fortë e cila arrin të shohë në sy edhe vetë virusin.
Një vajzë ndërron fjalë me togën e policëve dhe vë duart në kokë. Ia nis të qajë. Me sa duket sot nuk mund të udhëtojë për askund, veçse mbrapsht prej ku ka ardhur. Një të ri, me gjasë nga India apo Bangladeshi, e kthejnë gjithashtu. Proteston sikur të ishte një rimishërim i Gandit.
Ngathtësia dhe përpëlitja shkrihen në një në këtë pikëkalim dhe kompozojnë një habi. Kjo hapësirë gëluese në ditë normale, vështron sot mbi disa togje njerëzorë që tejkalohen në numër nga forcat e sigurisë. Fërgëllimi i padurimit nuk ka qenë kurrë më i madh. Njerëzit duan të ikin diku tjetër dhe çdo pengesë i çorienton. Humanët e 10 viteve të fundit nuk i durojnë pengesat. Çfarë janë ato kur gjithçka mund ta zgjidhësh me një app në smartphone?!
Ushtria dhe policia janë ‘aplikacionet e ditës’ dhe kjo i ka shtuar botës një prani me të cilën përballej vetëm në filma. ‘Lufta kinematografike’ e mizanskenave në Milano Centrale është krejt e tjetërfartë. Trenat që presin, të ftohtë dhe gjëmues si bisha antike, nuk ftojnë askënd. Ata janë një moslejim. Ngjajnë me imitimet e Arkës së Noes që, në aq forma, i kemi parë nëpër fiksionet me ‘fund bote’ të Hollivudit: në ta mund të hipin ‘letrat e duhura’, ata me fat, ata me shumë para, ose më të guximshmit.
Ky është antipodi. Nga çasti në çast një haluçinacion mund t’i kthejë lokomotivat pritëse në gojë të hapura që mbushen me njerëz që nisen drejt fundit. Me hebrenj për shembull. Jemi në Europë dhe kjo që po kalon kontinenti vjetër nuk është epidemia e parë dhe as fara e fundit e së keqes.
Duhet ta ëndërrosh të keqen që ajo të ndodhë. Qytetërimi ynë këtë ka bërë prej dekadash: e ka shpikur dhe më pas e ka jetuar, me bindjen e një akti të cilin vetëm sa po e përsërit.
Nën këtë përpëlitje psiko-historike, me ngathtësinë e një italishteje që më bën një barbar të denjë për të dalë sa më shpejt jashtë portave të Romës, e kaloj kordonin e sigurisë dhe futem në platformë.
Frecciarossa, Ferrari i hekurudhave italiane, e ka nxjerë kokën siluruese si buzëkuqi i një gruaje nga këllëfi mbrojtës. Kujtohem edhe një herë se Italia vuan nga epidemia e gjërave të bukura.
Paraditja është gri dhe shinat që zgjaten pas trenave, të murrme dhe të errëta. Por, ky tren i kuq mbi to, ka një epërsi thuajse pronografike mbi të gjithë lëndën dhe hapësirën. Koha është gjë tjetër dhe, me sa dimë, ajo nuk është komoditet që na përket.
Vagoni është bosh, edhe pse një ditë më pare, në kioskat elektronike të stacionit të gjitha biletat rezultonin të shitura. E kuptoj se çmimi i paguar online nuk ka të bëjë me mua, por me rrallimin e kohës. Në barkun e këtij buzëkuqi më vegon vetja si një grua amerikane që shkon në Romë, ku e prêt çka kurrë nuk ka mundur të gjejë në Seattle apo Boston.
Tani për tani më duhet të jetoj si burri i cili jam në këtë moment: një vagon të klasit të parë të gjithin për vete, me sedilje që shtrihen, kafe dhe kënd punë në paradhomë, dhe Italinë përtej dritareve.
Sa mirë do të ishte, por unë e di se burri në këtë tren, dmth unë, nuk është më shumë se gjermani që po udhëton drejt kufrit francez, në mbyllje të Luftës I Botërore, për të nënshkruar traktatin e dorëzimit. Me iluzionin, që nuk është gjerman, por njerëzor, se do të ringrihet një ditë me një hakmarrje, edhe më të ftohtë dhe të shpejtë se ky tren italian.
Italia shtrihet jashtë. Konturet e saj ravijëzojnë fusha të sistemura dhe të buta si shami dore; pemë që i risjell pranvera për herë të njëmijtë; ferma që fluturojnë, në ajrin që krijon treni, si lodra fëmijësh; lumenj poshtë urash si flokë të marrë në erë; kantina vere të cilat po mburren vetmevete, bash në këtë çast, se gjaku i Krishtit që gjendet në to, medoemos mund ta shpëtojë botën; kisha dhe këmbanore që zhvendosen si leggo në duar fëmijësh; autostrada që rendin në të gjitha anët si tunele të një labirinti.
Dhe heshtja. Si solemniteti i një vajze që pritet të thotë si, lo voglio, por në çastin e fundit, gjithmonë me sy nga dera, ia jep vrapit si për të ndrequr një gabim pa e bërë atë.
Kokëkuqja kalon Bolonjën dhe Firencen, përmes ndalimesh pak minutëshe, në stacione aq të pajeta, sa vetëm një tabelë u mungon. Ajo ku në Europën e kohës së murtajës shkruhej: Zot, kij mëshirë për ne!
Kur afrohet Roma, teksa autostradat e zbrazëta të fshikullojnë vështrimin, them se kam kuptuar trenat dhe pse ata nuk janë (më) mjeti masiv i udhëtimit. Trenat thonë shumë; ndryshe nga makinat dhe avionët që nuk rrëfejnë asgjë. Ata, për shembull, tregojnë një zbrazëti që nuk do e kishe kuptuar kurrë në kabinën e një veture. Kujt i ka shkuar mendja të thotë nga dritarja e një makine: sa pak trena që ka! Ti e di se, pak trena është mënyra si bota ka vendosur të zhvendoset. Se kalimi i tyre, kur hekurudhat shfaqen përbri autostradave, është për automobilat si i kometës Halley për Tokën: sa bukur dhe sa mirë që shfaqet një herë në 150 vjet! Sa rrallë. Sa e çmojmë këtë rrallësi.
Trenat na tregojnë sot se si është zbrazur bota. Si ka rënë ajo në shpellën e një goje që nuk nxjerr tinguj.
Shfaqet ‘qyteti i përjetshëm’. I rëndë si një qytetërim. Por i kruspullosur si një qytet që nuk mund ta mbajë për herë të n-të barbarinë e një epidemie.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38