Flash News

KRYESORE

Dita 4 e kaosit në Kakavijë, Xhaçka: Autoritetet diplomatike vijojnë komunikimin me palën greke, FA e ka gdhirë në terren

Dita 4 e kaosit në Kakavijë, Xhaçka: Autoritetet diplomatike

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën kaotike të krijuar prej katër ditësh në Kakavijë për shkak të radhëve kilometrike të qytetarëve që duan të hyjnë në Greqi.

Sipas Xhaçkës, autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërsa Forcat e Armatosura kanë qenë gjithë natën e mbrëmshme në terren për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve që prej në radhë.

“Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren. FA në krye të detyrës”, shkruan Xhaçka, postim që e shoqëron me foto të situatës në Kakavijë dhe ndërhyrjes së Forcave të Armatosura.

Të fundit