Flash News

KRYESORE

Dita e Çlirimit, Rama: Shembull sakrifica për atdheun, jo ajo që erdhi më pas apo ajo që është sot

Dita e Çlirimit, Rama: Shembull sakrifica për atdheun, jo ajo

Në kuadër të aktiviteteve në kuadër të ditës së Çlirimit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka folur për këtë ditë si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Xhaçka ka dekoruar me medalje mirënjohje katër ushtarakë  të thjesht pa gradë por profesionalistë të thjeshtë që kanë ndihmuar qytetarët në momentet më të vështira, në përmbytje apo në rast zjarri.

Pas dekorimit të Saimir Ballës, Fatjon Lulja, Ervin Todo, Esmeralda Murati, fjalën e mori kryeministri.

Ai u shpreh se dita e Çlirimit duhet të përcillet  te të rinjtë . Ndër të tjera Rama deklaroi se lufta Nacionalçlirimtare nuk i rregulloi të gjitha problemet e Shqipërisë, por ajo duhet të jetë një shembull sakrifice për atdheun, por pa u ngatërruar me atë që erdhi më vonë, apo atë që është sot.

“Ndoshta ka gjera që nuk janë rregulluar nga lufta për Çlirim, por ama ka çdo ditë një ëndërr për të arritur, rinia jonë ka shumë për të mësuar nga ata që sakrifikuan veten për atdheun dhe pa u ngatërruar me atë që erdhi më pas, apo atë që është sot.

Të rinjtë janë sa burimi I shpresë aq edhe viktimat potenciale radikalizuese që shfaqen sot në forma agresive apo dhe që marrin formën çnjerëzore të terrorizmit.

Nuk ka sot një shembull më solid se sa këta ushtarakë të cilët sapo morën mirënjohje për punë e tyre.

Ishte prekëse që pas marrjes së dekoratës ata I deklaronin ministres së Mbrojtjes “I shërbej Republikës së Shqipërisë””- tha Rama.

 

 

Të fundit