Flash News

KRYESORE

"Dita e Demokracisë", Mesazhi i Yuri Kim: Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh në "Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë".

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se: “Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre."

Më tej Yuri Kim shton se "Demokracitë respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”.

Të fundit