Flash News

KRYESORE

Dita e Flamurit/ Rama pjesë e ceremonisë në Vlorë, Basha homazhe në Tiranë

Dita e Flamurit/ Rama pjesë e ceremonisë në Vlorë, Basha

Sot 28 nëntor, është festa kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në Vlorë po zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit. Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë në Tiranë, po mbahen homazhe te "Dëshmorët e Kombit", ku i pranishëm është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës.

Kujtojmë që me 28 Nëntor 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi. Po në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, ku  Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë.

.

Të fundit