Flash News

KRYESORE

Dita e fundit në Shqipëri, ambasadorja Vlahutin mesazh lamtumire

Dita e fundit në Shqipëri, ambasadorja Vlahutin mesazh lamtumire

31 gushti ishte dita e fundit e qëndrimit të Romana Vlahutin në Tiranë në cilësinë e ambasadores së Bashkimit Europian. në një mesazh të publikuar në profilin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Vlahutin thotë se ka qenë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vjetët e fundit.

“Sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Evropian, dhe unë mund t'ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt e mundur. Sa për mua, ka qënë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vjetët e fundit. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e Vlahutin të publikuar në rrjetin social Facebook.

 

 

 

Të fundit