Flash News

KRYESORE

“Dita e luleve”, nesër qyteti i Shkodrës kthehet në një oborr të madh ngjyrash dhe aromash

Tashmë është kthyer në traditë, qyteti i Shkodrës çdo 6-Maj feston “Ditën e luleve”. Bashkia e Shkodrës, do të kthejë qytetin verior në një oborr të madh ngjyrash dhe aromash duke ofruar një atmosferë fantastike, me aktivitete e organizime të shumta.

Aktivitetet e ditës së nesërme do të  organizohen në pedonalen e qytetit, gjatë gjithë ditës. Po ashtu do të ketë aktivitete në sheshin para Bashkisë Shkodër dhe tek Muzeu Historik "Oso Kuka".

Të fundit