Flash News

KRYESORE

Dita e tërmetit, por edhe solidaritetit: Nga Teatri te Bashkia e spitalet private, ja ku ofrohet ndihmë në Tiranë

Dita e tërmetit, por edhe solidaritetit: Nga Teatri te Bashkia e spitalet

Pas tërmetit të mëngjesit të së martës që shkaktoi 6 të vdekur sipas raportimeve paraprake, qindra të lënduar dhe dëme të shumta materiale, ende të pallogaritura, ka ardhur edhe solidariteti njerëzor. Në Tiranë janë disa pika që ofrojnë forma të ndryshme të ndihmës.

Kështu te Teatri Kombëtar po mblidhen rroba, batanije dhe ushqim për zonat e prekura të Thumanës, Durrësit, etj; Spitalet Hygeia, Continental dhe Spitali Amerikan ofrojnë shërbime shëndetësore falas (kontakti: 0697004000 -Continental; 042390000 Hygeia; 042357535 Spitali Amerikan.

Bashkia e Tiranës ka hapur, për strehim dhe ushqim, Qendrat Sociale (24/7) në Shkozë, Kombinat, Zogu i Parë, 5 Maji dhe Lanabregas.

Mund t'i drejtoheni Qendrës që është më afër vendbanimit tuaj ose të kërkoni ndihmë për transport në nr. e gjelbër 0800 0888

Të fundit