Flash News

KRYESORE

Dita e Tokës në Tiranë, mes grumbujve me plehra dhe luksit buzë parkut ku jetojnë politikanë

22 prilli, është cilësuar si Dita e Tokës. Shumë mesazhe dhe apele sensibilizuese u përcollën në media dhe rrjetet sociale, por disa imazhe të tjera tregojnë edhe gjendjen shqetësuese në zona të njohura në Tiranë.

Këto foto, grumbuj me mbeturina urbane nuk janë në periferi të kryeqytetit, por në një zonë të njohur ku qëndrojnë politikanë dhe pasanikë.

Fotot janë publikuar në facebook nga Ralf Gjoni, ish kandidati për deputet pranë LSI dhe shkruan:

“Meqë Dita e Tokës na la, ju përshëndes me këtë grumbull plehrash të hedhura poshtë një pallati në një zonë luksi të Tiranës buzë parkut ku jetojnë disa politikanë, përfaqësues mediash e biznesmenë të fuqishëm që as s’u bëhet vonë fare... Ftoj Bashkinë të më kontaktojë për t’ia treguar këtë qelbësirllëk. Pas pastrimit duhet të merren masat e nevojshme ndëshkimore për ata kafshë që nuk kanë pikë respekti për ambientin... “.

Nga ana tjetër, si për ironi, ditën e djeshme u u përfshi nga flakët një fabrikë riciklimi të plastikës në Kashar, ku tymi i zi, i shoqëruar me një ndotje masive  mbuloi për disa orë kryeqytetin e Tiranës.

Të fundit